Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Larushkë të Krujës. Dajë e bir dyshohet se janë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë mbërritur në banesë me makinën e tyre.
Sapo kanë dalë nga makina dhe janë afruar në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, autorët kanë qëlluar drejt tyre me armë.
Atentati në Krujë/ Dalin pamjet e automjetit të djegur të autorëve, ja itinerari i tyre
Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë.
Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Wolswagen, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë.
Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi janë sekuestruar më parë nga policia në kuadër të operacionit “Fijet”.