Gjykata e Posaçme ka marrë ditën e sotme vendimin për të dënuar me 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.
Vyshka akuzohet për korrupsion. Gjykata gjithashtu vendosi “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike” për një periudhë 3-vjeçare.
Ish-gjyqtarja u arrestua korrikun e kaluar pas dyshimeve se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi të Xhuliano Musai i cili ishte i akuzuar për plagosje.