-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca ‘bie’ në qetësi, fillon vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga trazirat

Kryesoret

Situata në Francë duket se po qetësohet pas 6 ditësh incidente të dhunshme që nisën pas vrasjes së 17-vjeçarit Nael nga një oficer policie gjatë një kontrolli. Pavarësisht se të dielën mbrëma trazirat në disa pjesë të Francës  duket se ishin qetësuar, Emmanuel Macron i kërkoi ministrisë së brendshme të vendoste policët në gatishmëri.

Kryeministrja, Elizabeth Bourne, konfirmoi herët të hënën mbrëma se sistemi i sigurisë për t’u marrë me trazirat, përkatësisht 45,000 policë dhe xhandarë, do të ruajnë vendin nga e hëna mbrëma në të martën. Emmanuel Macron, në një postim në Twitter në orët e para të së martës falënderoi autoritetet për mobilizimin e tyre në netët e fundit.

Ngjarja po trajtohet si vrasje e mbetur në tentativë nga prokuroria. Sipas Ministrisë së Drejtësisë nga e premtja janë arrestuar 3915 persona, nga të cilët 1244 janë të mitur.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanen njoftoi se “60%” e të arrestuarve nuk kishin precedentë penalë, nuk ishin të njohur për policinë dhe “nuk kishin qenë kurrë objekt kontrolli”.

Presidenti i organizatës së parë franceze të punëdhënësve vlerësoi në 1 miliard euro dëmin e shkaktuar nga trazirat e bizneseve, në një intervistë për Le Parisien të publikuar të hënën mbrëma.

Media franceze Le Point citoi një zyrtar të turizmit të kishte vlerësuar se deri në 25% të rezervimeve të hoteleve në Paris ishin anuluar tashmë.

Trazirat shkaktuan ” të paktën 20 milionë euro dëme” në transportin publik në Ile-de-France , sipas një vlerësimi të parë të publikuar të hënën nga Ile-de-France Mobilités (IDFM), autoriteti rajonal i transportit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit