-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënia e euros dobëson prodhimin në fabrika, rritja më e ulët që nga pandemia

Kryesoret

Prodhuesit, sidomos fabrikat përpunuese për llogari të eksportit kanë rritur shqetësimet muajt e fundit se, rënia e vlerës së euros në këmbim me lekun është duke i falimentuar.

Ky shqetësim është pasqyruar edhe në të dhënat zyrtare, ky të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në 3-mujorin e parë treguan për një rritje të industrisë përpunuese me vetëm 0.5%, niveli më i ulët që nga 3-mujorin e dytë 2020 ku vendi ishte nën masa të ashpra kufizuese nga përhapja e pandemisë Covid-19.

Në vitin 2022 në të njëjtin tremujor rritja reale në sektorin e përpunimit ishte 13%. Duke parë ciklin e prodhimit në sektorin e industrisë përpunuese shihet se tremujori i parë dhe i dytë i vitit kanë rritje me të lartë si rrjedhojë e ciklit të punës dhe prodhimit, por tremujori i parë i vitit 2023 bëri përjashtim. Prodhimi mbeti në vend numëro një situatë jo e zakonte në këtë periudhë.

Të dhëna të tjera tregojnë vështirësitë që po kalon industria përpunuese. Të dhënat e INSTAT referuan se në tremujorin e parë të vitit 2023 punësimi në total pësoi rritje vjetore me 4%, por në sektorin industrisë shënoi rënie me -2.7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe me një rënie 1.8 për qind me 3-mujorin e fundit të vitit.

Eksportuesit përjetuan një lulëzim të aktivitetit deri vitin e kaluar. Pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë nxitën rritjen e kërkesës nga Europa për të prodhuar në Shqipëri. Me oferta për pune dhe një forcë pune të kualifikuar fabrikat nisën të përzgjidhnin. Ndërmjet produkteve me vlerë të lartë të tregut.

Vlera e eksporteve arriti në mbi 135 miliardë lekë më 2022 me rritje vjetore mbi 20%. Më e larta që nga viti 2015. Fabrikat nisën rritjen e pagave për punonjësit si mjet. Edhe për të frenuar zbrazjen e fabrikave nga fuqia e re punëtore.

Mirëpo ngjarjet në kursin e këmbimit i kanë kthyer planet përmbys. Humbjet vetëm që nuk do të mundësojnë shtesa në paga por sektori rrezikon të ule më tej pagat ekzistuese. Sinjalet e para u dhanë në tremujorin e parë të vitit. Në tremujorin e parë të vitit paga mesatare në ekonomi arriti 66,014 lekëve. Duke shënuar rënie me 2% në krahasim me fundit e vitit./Monitor/

Rrw

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit