Një ish-punonjës i OceanGate, David Lochridge i dërgoi një email një ish-kolegut të tij disa vite më parë duke shprehur shqetësime për sigurinë e nëndetëses Titan dhe duke paralajmëruar CEO-n dhe zgjedhjet e tij.
“Unë nuk dua të konsiderohem si thashetheme, por jam aq i shqetësuar sa ai po vret veten dhe të tjerët për të rritur egon e tij,” shkroi David Lochridge.
Lochridge punoi si kontraktues i pavarur për OceanGate në 2015 dhe më pas si punonjës midis 2016 dhe 2018, raporton CNN.
Ai shpejt u përfshi në një padi me kompaninë, duke pretenduar se u pushua nga puna padrejtësisht për ngritjen e shqetësimeve për sigurinë dhe testimin e nëndetëses Titan.
Në mesazhin e tij, i cili iu drejtua Rob McCallum – një ish-punonjës i cili ishte distancuar nga kompania për shqetësimet për sigurinë e zhytësit – Lochridge vuri në dukje se kjo anije është në aksident.
“Unë do ta përshkruaja veten si mjaft të guximshëm kur bëhet fjalë për gjëra të rrezikshme, por kjo nëndetësja është një aksident që nuk ka ndodhur ende”, ka shkruar ai.
“Nuk ka sesi, edhe sikur të më paguanit, nuk do të zhytesha”, theksoi ai.
McCallum, një zhytës që ka udhëhequr ekspeditat në Titaniku, kishte paralajmëruar CEO që nga viti 2018 për sigurinë e Titan.