Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas një vizite në Kosovë.
Për mes një njoftimi Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se në takim është biseduar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë ku theks të veçantë mori situata në veriu të vendit.
Osmani në takim me Lajçak është shprehur se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t’i tejkalojnë sfidat aktuale.
Presidentja gjithashtu shtoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me ligjet e Kosovës.