“5Pyetjet.al” publikon pamjet nga shtëpia e Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk në Fushë Krujë ku në mesnatë ndodhi atentati me një të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur.
Duke përfituar nga errësira, por edhe heqja e kamerave që u bë nga operacioni “Fijet” i policisë së shtetit, killerat kanë vepruar të qetë duke i kapur gafil në oborrin e banesës.
Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me atentatin. Sipas policisë, janë kontrolluar 3 banesa dhe janë shoqëruar 3 persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Nga breshëria e armëve në drejtim të banesës së Gentiann Bejtjas u vra kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç si dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Gentianit, 13 dhe 10 vjeç.
Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë pikërisht Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar 3 atentateve të organizuara ndaj tij.