-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhulio Marleci, boksieri shqiptar që humbi jetën në Itali, më 24 qershor fitorja e fundit

Kryesoret

Xhulio Marleci është 29-vjeçari shqiptar që humbi jetën të shtunën pasi u përfshi në një aksident me makinë në Modena, Itali. I riu shqiptar thuhet se ka pësuar atak kardiak kur ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ‘Volkswagen Polo’ dhe është përplasur me disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugës.

Shqiptari ishte kampion në boks, kishte shumë ndeshje nën rripin e tij dhe ëndërr kishte të bëhej profesionist. 29-vjeçari u stërvit shumë për të arritur qëllimin e tij dhe prej më shumë se 11 vitesh merrej me boks. Ai ishte anëtarësuar në Federatën Italiane të Boksit në vitin 2012 dhe që atëherë kishte fituar 19 ndeshje. Fitorja e fundit ishte në Modena më 24 qershor.

Me shpejtësi rrufe! Makina futet brenda shtëpisë! Vdes i riu tragjikisht

Ata që e njihnin e përshkruajnë Xhulion si një djalë të ashpër nga jashtë, por shumë të ndjeshëm nga brenda. Vdekja e tij e papritur ka lënë një zbrazëti të paplotësueshme te familja dhe miqtë e tij. Këta të fundit, shumë nga bota e boksit, janë të trishtuar dhe nuk mund ta besojnë vdekjen e parakohshme të tij.

Ndërkohë halla e tij, Vera, hedh poshtë versionin se ai ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Ajo thotë se babai i Xhulios do kërkojë autopsi.

“Xhulio nuk kishte asnjë patologji, ishte një sportist, vetëm pak ditë më parë kishte një takim dhe kishte bërë të gjitha vizita. Jemi të shokuar, tani vëllai im (babai i tij) kërkon që të bëhet autopsi.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit