Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot përpara mediave me një grup të ngushtë dhe një dosje të madhe, sipas tij me prova për manipulimin e zgjedhjeve, por nuk nxori detaje konkrete. Tha se cdo ditë do të nxirren provat për cdo qark. Më pas foli për skenarin e vjeshtës.
“Edi Rama ikën me protesta të fuqishme të shqiptarëve, që opozita do i organizojë. Pas datës 23 korrik që mbyllen zgjedhjet në Rrogozhinë, PD futet në analizën e veprimtarisë së saj elektorale. Do të jetë e thellë, e plotë. E tëra jashtë këtij konteksti. Kjo është një lokomotivë që do të përmbysë Edi Ramën” tha ai.
LIVE-50 ditë hetim! Berisha: Dosja e zezë me faktet e manipulimit të zgjedhjeve