-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pikiata e fortë! Leku “shkërmoq” euron dhe dollarin

Kryesoret

Euro vijon rënien e fortë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e djeshme duke arritur në një tjetër rekord minimal historik. Vetëm në tre ditët e para të kësaj jave euro ka humbur 1.89 lekë.

Edhe dollari ka zbritur në 95.99 lekë, ose 0.19 lekë më pak se dita e mëparshme, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit. Në rënie vijuan dhe Paundi Britanik, 121.96 lekë (-0.21 lekë), e Franga Zvicerane, 106.85 lekë (-0.64 lekë).

Flukset e turizmit, por edhe paraja e zezë e kanë zhvlerësuar vazhdimisht valutën europiane duke goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit