-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projektligji/ Hap pas hapi, kushtet e reja për studentët e mjekësisë

Kryesoret

Pas vitit 2018 kur u zhvillua protesta që tronditi themelet e kabinetit, qeveria është kujtuar muajt e fundit për studentët. Jo për kushtet e tyre dhe kërkesat që shpalosën 5 vite më parë, por për t’i bllokuar që të largohen në fund të studimeve. Fokusi është te studentët e mjekësisë për shkak të largimeve masive drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.

Njoftimin për miratimin e projektligjit e bëri vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa detajet i dhanë ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi. Së pari maturantët që duan të futen në universitetin e Mjekësisë këtë vit nuk kanë zgjedhje tjetër, ose të futen dhe të firmosin marrëveshjen që në fund të gjashtë viteve që të punojnë pesë vite në atdhe, ose nuk do të pranohen.

Pjesa tjetër që janë në universitet kanë vendime progresive. Studentët që janë nga viti i dytë në të katërtin duhet të punojnë tre vite në atdhe dhe ata që janë në dy vitet e fundit dy vite. Në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifën reale të studimeve, e cila nuk është vendosur por mund të shkojë deri në 5 mijë euro në vit.

Në fund të gjashtë viteve, nëse brenda një viti studentëve nuk u sigurohet puna në Shqipëri mund të tërheqin diplomën dhe të largohen ku të duan. Projektligji do të kalojë në procedurë të përshpejtuar për shkak se në gusht nis procesi i regjistrimit për maturantët që duan të studiojnë mjekësi.

Kandidatët për studentë përpara regjistrimi në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me ministritë e Arsimit, Shëndetësisë dhe universitetin që do të qëndrojnë pesë vite për punësim në Shqipëri dhe diplomën do ta tërheqin pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Studentët që janë tani nga viti i dytë deri në të gjashtin në fillim të këtij viti do të firmoset një marrëveshje. Nga viti i dytë në të katërtin duhet të qëndrojnë tre vite. Për vitet e pesta dhe të gjashtin dy vite. Punësim në Shqipëri. Studentët nëse nuk janë dakord të paguajnë sa është kostoja reale e cdo viti akademik për vitet e mbetura jo për të kaluarat.

Ky është detyrimi që kanë studentët. Studentët e vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhje. Studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave. Nëse për një vit nuk punësohen do të lirohet diploma e tyre” thanë ministret Kushi dhe Manastriliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se në vitin 2024 do të rriten kuotat e pranimit në degën e Mjekësisë, duke e çuar numrin në 500 kuota pranimi.

Rama bën gati ligjin: Mjekët duhet të punojnë 5 vite me detyrim në Shqipëri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit