-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dehur! 40-vjeçari përplas me motor vajzën 8-vjeçe në Tiranë

Kryesoret

Një fëmijë 8-vjeç u përplas nga një motor sot në Tiranë. Vajza ndodhet në spital dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën. Policia thekson se shoferi i motorit ishte i dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – B. N., 52 vjeç dhe R. G., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

  • F. H., 37 vjeç dhe A. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

  • D. L., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar një shtetase të mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin Ylli Avelli, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit