Mediat libaneze raportuan sot se disa predha izraelite kanë goditur në periferi të fshatrave Kfar Shouba dhe Halta.
Nga ana tjetër ushtria izraelite thotë se u përgjigj me zjarr pasi një raketë u lëshua nga Libani jugor.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit raportoi se më shumë se 15 predha izraelite kishin goditur në periferi të fshatrave libaneze Kfar Shouba dhe Halta.
Deri më tani asnjë grup militant nuk ka pretenduar se ata fshihen pas sulmit.
Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban, u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm në kufi.
Deri më tani nuk ka patur raportime për dëme apo viktima.
Shkëmbimi i zjarrit të së enjtes vjen gjithashtu një ditë pasi forcat izraelite përfunduan një operacion të madh në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.