Aktori i njohur i humorit dhe moderatori, Florjan Binaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë ku është shprehur që duan t’i mbajnë “peng” 5 vite në Shqipëri.
“Mbajtja peng 5 vite e studentëve të mjekësisë është kryekëput komunizëm nga i cili ata që sot qeverisin, duan të mburren që e rrëzuan.
Ky lloj kursimi prej bixhozxhiu, që veset e veta prej PPP-je i paguan sa qimet e kokës dhe të ardhmes së mjekësisë i vë lakun në fyt, nëse nuk shkundet tani me protesta, nesër do i mbajë peng 5 vjet studentët e gazetarisë që t’i shërbejnë qeverisë, studentët e arkitekturës, inxhinierisë, arteve etj.
Përveç kësaj, mendoj që po hidhet mjegull sepse ujqërit mjegull duan…” shkruan Binaj.