-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti e refuzoi, Rama: I çova marrëveshjet e firmosura Albinit, tani do më takosh?

Kryesoret

Kriset akoma më shumë raporti mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Kreu i qeverisë së Kosovës dje njoftoi se e ka refuzuar kërkesën për ta pritur homologun nga Tirana në Prishtinë për të folur për Procesin e Berlinit, pasi më parë kërkon që të mblidhen dy qeveritë për të firmosur 13 marrëveshjet e përbashkëta.

Sot në mëngjes kryeministri Edi Rama e sfidoi duke i çuar 13 marrëveshjet e firmosura nga pala e qeverisë së Shqipërisë. Tani, thotë Rama, pret që të firmosen nga qeveria e Kosovës për të hyrë në fuqi, që Kurti dje e kishte merak. Tani Rama ngre pyetjen, “Albin do të më presësh në takim pasdite?”.

Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë.

Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite” shkruan ai.

Edi Rama sot nisi një tur ballkanik në Kosovë, Serbi, Malin e Zi, Bosnje dhe Maqedoni për të folur për samitin e radhës të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në tetor në Tiranë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit