Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas përfundimit të takimit me kryeparlamentarin kosovar, Glauk Konjufca ka refuzuar të japë një deklaratë për mediat.
Ndërkohë ai nuk ka nguruar të hedhë thumba ndaj kryeministrit, Kurti duke thënë se nuk ka homolog.
“S’kam homolog unë, nuk jap dot koment,” u shpreh ai.
Ai sot pasdite është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani. Ndërsa me kryeministrin, Albin Kurti nuk ka zhvilluar një takim pasi ky i fundit ka refuzuar të zhvillojë një takim me Ramën.