-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telashe për aktivisten Greta Thunberg, prokuroria suedeze ngre akuzë ndaj saj

Kryesoret

Prokuroria në Suedi ka akuzuar aktivisten e klimës Greta Thunberg për mosbindje ndaj zbatimit të ligjit pasi dyshohet se ajo refuzoi të largohej nga një protestë në Malmö në qershor.

“Prokurori ka ngritur akuza kundër një vajze të re e cila, më 19 qershor të këtij viti, mori pjesë në një demonstratë klimatike e cila shkaktoi ndërprerje të qarkullimit rrugor në Malmö.  Ajo refuzoi t’i bindej urdhrit të policisë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. ”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa deklarata nuk e identifikon Thunberg me emër, një zëdhënëse e Autoritetit të Prokurorisë Suedeze, Annika Collin, konfirmoi për CNN se vajza e përmendur është Thunberg.

“Klasifikimi kriminal është mosbindje ndaj organeve të rendit. Sipas prokurorit, vepra është kryer me dashje”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Thunberg do të përballet me një gjobë ose një dënim deri në gjashtë muaj burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit