Edhe sot në ditën e 39 radhazi, mbahet protesta antiqeveritare në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.
Protestuesit me pankarta në duar duke iu drejtuar Ramës thonë se vetëm burgu e kthjellon.
Ndërsa në një pankartë tjetër protestuesi ka shkruar “Rama, Berisha dy emra. I njëjti mentalitet komunist”.
Ndërkohë një qytetare e re me pankartën e Kanye West 4 milionë euro thotë se po vidhen lekët nga taksat tona vetëm për një koncert, ku sipas saj këto para mund të jepeshin për shërbime të tjera në spitale, shkolla apo infrastrukturë.
“Është ulëritëse dhe përçmuese ndaj qytetarëve, çdo gjë tjetër mund të ishte bërë me 4 mln euro në Shqipëri. Për të mbushur koncertin po dhuroheshin bileta për nxënës dhe kjo është skandaloze. Çmimi i biletës për teatrin ku çoj vajzën është trefishuar”, tha mes të tjerash ajo.










