Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë, detyrim paraqitje për dosjen Partizani, edhe pse vazhdon gjyqi në themel. Si gjithmonë, në dalje nga dera e prokurorisë, Berisha filloi me sulmet me shënjestër kryesore Altin Dumanin.
“Pra, me qindra fakte dhe dokumente të paraqitura nga opozita, por që të gjitha këto për armiqtë e votës së lirë janë hiç asgjë ose nuk ekzistojnë.
Edhe njëherë, e ripërsëris, sulmet e mia të merituara ndaj Altin Troplinit dhe paraardhësit të tij, xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Kraja, kanë qenë të lidhura para së gjithash dhe mbi të gjitha me qëndrimin e tyre ndaj dosjeve të famshme të zgjedhjeve në Dibër dhe Durrës.
Me atë akt ata dëshmuan në mënyrë flagrante armiqësinë ndaj votës së popullit opozitar“, tha ai.









