21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes para Kuvendit, që në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm vijojnë e qëndrojnë para Gjykatës së Tiranës, ku po mbahet seanca të cilët presin të njihet me masat e sigurisë.
Ndërkohë sips burimeve bëhet me dije pas identifikimit dhe njohjes së veprës së kryer prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 3 nga 21 të ndaluarit, për shkak të shkatërrimit të makinës së policisë në protestat e së enjtes.
Ndërsa pas daljes nga gjykata, foli një nga avokatët mbrojtës të të ndaluarve, i cili u shpreh: “Është konstatuar nga ana e avokatëve në mënyrë unanime paligjshmëria e arrestit në flagrancë dhe mosvendosja e masës së sigurimit për këta persona. Gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit për vendimin”.
Ndërkohë qindra qytetarë në ambientet e jashtme të gjykatës me pankarta në duar dhe thirrje në kor, kërkojnë lirimin e demonstruesve me sloganin: Lironi qunat, Rama në burg!
Gjykata pritet të jap masat e sigurisë ndaj 21 të arrestuarve në protestë!









