Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku ditën e sotme ka firmosur disa ndryshme të reja në komisariatet e vendit.
Sipas këtyre ndryshimeve mësohet se në Vaun e Dejës është emëruar Gjin Vatnikaj i cili me herët ka mbajtur detyrën e shefit te policisë në Has. Në këtë detyre ai zëvendëson Qani Lamin.
Po ashtu disa ndryshme të tjera kanë prekur edhe Tiranën ku Osmon Fuqia i cili deri tani ka mbajtur detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr 4 është emëruar në komisariatin 2 po me të njëjtën detyrë.
Shefi i krimeve në komisariatin 2 Andi Deda është emëruar në vend të Fuqisë.
Ndryshime mësohet do të këtë edhe në javët në vijim në disa komisariate të rëndësishme të vendit.









