Autoritet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një shqiptar. Mësohet se operacioni i zhvilluar u regjistrua në Firence ku Guardia di Finanza zbuloi një sasi droge në garazhin e shqiptarit.
Pas kontrolleve në banesën e shqiptarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kilogramë kokainë, 110 kilogramë kanabis, 3 kilogram e gjysmë MDMA dhe amfetaminë.
Po ashtu në banesë u gjetën edhe 6050 tableta ekstazi si dhe 20 shishe me vaj kanabisi.
Ndërsa nga kontrolli i kryer në garazhin e banesës u gjet edhe material për paketimin e drogës.