Ditën e sotme presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për mes një postimi në llogarinë e tij ne Instagram ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm italian, Antonio Tajani.
Në bisedë me Tajanin Vuçiç ka bërë të ditur se ka falënderuar Italinë për interesin dhe kuptimin e saj në lidhje me pozicionin e Serbisë kundrejt Kosovës.
Vuçiç vetëm 2 javë më parë ka zhvilluar në një konferencë për media ku u shpreh se Italia ka mbajtur një qëndrim të balancuar kundrejt Serbisë.
Në lidhje me telefonatën e sotme Vuçiç u shpreh se pati bisedë konstruktive me Tajanin dhe se Italia i kërkoi që Serbia të bëjë çdo gjë për të mirëmbajtur stabilitetitn në rajon”.
“U pajtuam për një bisedë të re telefonike për javën e ardhshme dhe e falënderova për miqësinë”, shkroi Vuçiç.