Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën e sotme në Itali ku ka mbetur viktimë mbeti një 22-vjeçar shqiptar.
Mësohet se shkak i vdekjes së të riut shqiptar është një aksident i regjistruar përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos kur makina tip “Range Rover” ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.
Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit. Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.
Shqiptari 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.