Pak para nisjes së Samitit të NATO-s, presidenti amerikan Joe Biden është parë duke pushuar në shtëpinë e tij në Delaware, së bashku me gruan e tij Jill dhe mbesën e tij 22-vjeçare Finnegan.
Presidenti Biden nisi një turne diplomatik në Evropë nga sot 9 deri më 13 korrik.
Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të “forcuar lidhjet e ngushta” që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Jean-Pierre.
Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, sipas zëdhënëses së tij.