Një tjetër i ri shqiptar vdiq në Itali si pasojë e një aksident tragjik. Viktima është Arnold Selishta 22 vjeç, rezident në Limbiate, i cili udhëtonte si pasagjer në fuoristradën që u aksidentua.
Makina u përmbys disa herë, derisa mori flakë. 22-vjeçari është nxjerrë i gjallë nga zjarrfikësit, por në gjendje shumë të rëndë. Ai vdiq në spitalin San Gerardo në Monza. Me të ishin edhe dy të tjerë shumë të rinj të cilët mbetën të plagosur.
Hetuesit hetojnë hipotezën e një gare me shpejtësie marramendëse midis dy makinave, “Range Rover” kundër “BMW”, përpara se të humbin kontrollin në një rrethrrotullim.
Lidhur me rastin tragjik ka reaguar motra e të ndjerit, e cila ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook. “E mor Nold zemra motres, ca na bane keshtu. Ti ishe ma i miri.
Un gjithmone thoja si na dole ti keshtu kaq i dashtum, kaq i respektushem Si te ishe rrit n mes nesh Ja fike deren nanes e babes tan pergjithmone Zemrat na i ke thy te gjitheve ne kete dit Kurr s do te te harrojm kurre”, shkroi ajo.
EMRI/ E rëndë në Itali, humb jetën tragjikisht në aksident i riu shqiptar