-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush qëlloi në atentat? Flet i forti i Krujës: Kjo është e vërteta ime

Kryesoret

Valter Bami i arrestuar për atentatin në Larushk do të dalë nesër përpara gjykatës. Seanca ishte planifikuar për sot. I arrestuari bashkë me avokatin ishin në gjyq, por seanca u shty për nesër pasi mungonte prokurori. Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale. Prova e vetme që policia lidh arrestimin me atentatin është gjurma e barutit që është gjetur në dorën e majtë të Bamit.

Por kjo nuk do të thotë se ka qenë pjesë e atentatit, sikur e ka mohuar edhe vetë Bami. Prova të tjera për momentin policia apo prokuroria nuk ka bërë publike. Valter Bami pretendon se disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës.

Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën. Nga atentati mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të shënjestrës që shpëtoi për herë të tretë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit