-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon arratia e shqiptarit të shumëkërkuar, arrestohet në Zvicër

Kryesoret

Arratia e shqiptarit të shumë kërkuar i ka ardhur fundi pasi pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar për “armëmbajtje pa leje” dhe “grabitje” është arrestuar në Zvicër.

50-vjeçari u gjurmua ditët e fundit nga policia zvicerane dhe u ekstradua në Itali më 5 korrik.

Policia Kufitare vijoi më pas me arrestimin në bazë të një urdhri ekzekutimi të lëshuar në shkurt 2020 nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Apelit të Zyrës së Ekzekutimit Kriminal të Torinos.

Shqiptari do të duhet të vuajë dënimin me 4 vjet, 10 muaj e 22 ditë burg për krimet e kryera në zonat e Torinos dhe Astit nga viti 2014 deri në 2015.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit