-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA/ Ligjvënësit demokratë të shqetësuar mbi dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë

Kryesoret

Senatori demokrat Tim Kaine dhe ligjvënësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Barbara Lee ngritën këtë të diel shqetësime lidhur me vendimin e administratës së Presidentit Joe Biden për ta furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese në luftën e saj kundër agresionit rus.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara njoftuan furnizimin e Ukrainës me bombave thërrmuese, armë të ndaluara nga mbi 100 vende, si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake me vlerë 800 milionë dollarë, që në total, e çon në më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmën ushtarake amerikanë për Kievin, që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kanë ngritur pikëpyetje mbi vendimin e Uashingtonit.

Senatori Kaine tha se ishte shqetësues vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë sepse kjo mund të nxisë edhe vende të tjera që të shmangin konventën ndërkombëtare që i ndalon këto municione.

“Vendimi mund t’i japë dritën jeshile vendeve të tjera që të mos e respektojnë konventën”, tha ai për rrjetin Fox News, duke shtuar se e vlerëson faktin që administrata e Presidentit Biden i ka marrë parasysh rreziqet.

“Këto bomba nuk do të përdoren kundër civilëve rusë”, tha zoti Kaine, anëtar i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Më shumë se 100 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese.

Vendet kanë rënë dakord që të mos i përdorin, prodhojnë, transferojnë apo të kenë rezerva të këtyre bombave. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nuk e kanë nënshkruar këtë konventë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit