Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se anija shqiptare “Butrinti” shpëtoi bashkë me një anije greke dhe një turke 55 emigrantë në detin Egje.
“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.
Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente” shkruan Peleshi.