Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Deputetja britanike, Alicia Kearns e pyeti kryeministrin Sunak se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që të merret edhe me kontrabandimin e armëve që po futen nga Serbia në Kosovë.
Sunak u përgjigj se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë përgjegjësi për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it.
Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak.