-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me hunj! Lirohet pronari i lokalit, burg për tre anëtarët e fisit Rraja

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lerë në masën arrest me burg tre nga katër të arrestuarit e parë për dhunën në Krujë; Ineidi Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja. Ndërsa Kujtim Përdaku, që është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja u lirua në detyrim paraqitje. Katër personat u arrestuan për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës.

Dy prej personave të arrestuar, konkretisht Eni Kullaj dhe Kujtim Përdaku, kanë mohuar kategorikisht që të kenë ushtruar aktet e dhunës. Ata kanë pranuar që të kenë qenë në lokal me anëtarët e grupit Rraja, por kanë mohuar që të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës, pasi sipas tyre, ata nuk janë shfaqur duke ushtruar dhunë ndaj 2 kushërinjve Maja.

Personat që dolën në gjyq;
Ineidi Rraja-arrest me burg
Eni Kullaj-arrest me burg
Kujtim Përdaku-detyrim paraqtije
Andi Rraja-arrest me burg

Dje u shoqëruan;
-L. Rr.
-D. Rr.
-H. Rr.
-A. Rr.

Në kërkim;
Rexhep Rraja-djali i deputetit
Xhelal Rraja-vëllai i deputetit
Flamur Rraja-vëllai i deputetit
Klajdi Rraja-i afërmi i deputetit
Përparim Rraja-Pronari i gurores
Edison Meta-i afërm i deputetit

Organizatorët
Policia e Shtetit deklaroi sot se organizatorë të dhunës barbare dje në Krujë janë Xhelal Rraja që është vëllai dhe Rexhep Rraja që është djali i deputetit socialist. Policia u bëri thirrje për t’u dorëzuar sa më parë.

VIDEO-“Talebanët” e Krujës kokulur me pranga brenda “kafazit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit