Pas raportimeve për humbjen e një fëmijë 3-vjeçare policia e Durrësit ka bërë të mundur gjetjen e saj brenda pak minutave.
Ngjarja u regjistrua në plazhin e Spillesë rreth orës 17:00 ku familja nga Elbasan humbi fëmijën dhe nuk po e gjenin dot.
Policia nisi kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur gjetja e vogëlushes.
Menjëherë pasi u gjet familjarët u bashkuan me 3-vjeçaren.