-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistja amerikane: 15,000 llogari të rreme serbe të lidhura me partinë e Vuçiç

Kryesoret

Analistja amerikane, Ivana Stradner për mes një postimi ka zbuluar se rreth 15,000 mijë llogari të rreme serbe në Twitter të lidhura me partinë e Aleksandar Vuçiçit.

Sipas postimit të Stradnerit në Twitter këto llogari të rreme kanë lidhje me Qeverinë e Serbinë dhe se promovojnë narrativa pro-ruse.

“Zbulohet lista me gati 15,000 llogari të rreme serbe [në Twitter]. Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme,” shkruan Stradner.

“Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiçit… Ato janë të ngathëta e lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme”, shton ajo.

Stradner gjithashtu në postimin e saj ka kërkuar që të mos nënvlerësohet bashkëpunimi serb dhe rus në luftën informative.

“Asnjëherë mos e nënvlerësoni bashkëpunimin serb dhe rus në luftën informative. Lufta konvencionale e Serbisë mund të jetë e dobët, por departamenti i saj për operacione psikologjike ka një histori të gjatë për të qenë efektive dhe Rusia e di këtë”, përfundoi ajo. Stradner.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit