-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahman Rraja dorëzon dorëheqjen në Kuvend

Kryesoret

Ditën e sotme Rrahman Rraja ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i tij si deputet i PS-së.

Rraja njoftoi të shtunën dorëheqjen e tij pas skandalit në Krujë për guroren që tronditi të gjithë vendin.

Një ngjarje e cila paraqiti një dhunë brutale nga fisi Rraja ku i përfshirë ishte edhe djali i deputetit që solli që ai të largohej nga aktiviteti i tij politik.

Në deklaratën e tij ai i bëri thirrje djalit të tij të dorëzohej pasi Rexhep Rraja u shpall në kërkim së bashku me persona të tjerë pas dhunës së ushtruar ndaj Jashar dhe Bilbil Majas.

Këta të fundit ishin ankuar për guroren ku pas tyre po u dëmtonte shtëpitë. Kjo ankesë solli që pjesëtarë të fisit Rraja të cilët kanë në pronësi guroren të reagonin dhunshëm ndaj 2 kushërinjve të cilët u rrahën brutalisht me shkopinj bejsbolli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit