Pas tragjeisë së regjistruar ditën e djeshme në Kavajë ku mbetën të mbytur 3 pjesëtarët e familjes Halilaj ka ardhur edhe arrestimi i parë. Mësohet se ditën e sotme është arrestuar administratori i plazhit në Vlië Bashtovë, Pëllumb Nika.
Sipas njoftimi të policisë arrestimi i 34-vjeçarit erdhi pas ai nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës si dhe nuk kishte pajisur me sinjalizim edhe me kufizim me bova të hapësirës ujore në pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.