-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogoi dhe abuzoi me 17 burra, dënohet prifti 61-vjeçar

Kryesoret

Një gjykatë në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar një prift me 25 vjet burg pasi ka abuzuar seksualisht 17 burra.

Prifti Stephen Sauer mësohet se objektiv kishte njerëzit e dehur, të humbur apo në nevojë për ndihmë.

Krimet e 61-vjeçarit kanë ndodhur nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe shumë prej viktimave kanë qenë turistë.

Hetimet nisën në vitin 2021 pasi Sauer i dërgoi një kompjuter një kompanie riparimi elektronik në Nju-Jork. Një teknik gjeti qindra imazhe nga momentet ku kryente abuzimet.

Prokuroria zbuloi se Sauer u hidhte lëndë narkotike në pije burrave në bare. Më pas, ai i çonte viktimat në shtëpinë e tij në periferi të New Orleans ku i fotografonte, ndërsa ishin pa ndjenja dhe i ngacmonte seksualisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit