-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazment Bardhi në “5 Pyetjet”: Sa herë Ahmetaj favorizonte Zoton e Mërtirin, shpërblehej me pasuri të paluajtshme

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo deklaroi se, një tjetër çështje që përfshin drejtpërdrejt Arben Ahmetajn është edhe ajo e Unazës së Madhe.

Sipas Bardhit, sa herë ministria e Ahmetajt bënte një veprim në favor të Zotos apo Mërtirit, ai fitonte një shpërblim në pasuri të paluajtshme nga këta të fundit.

“Një tjetër çështje për të cilën duhet hetuar Ahmetaj, ka të bëjë me aferën e Unazës së Madhe. Ka pasur një denoncim asokohe se si Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj kanë favorizuar kompaninë e Edmond Begos. Ne kemi nxjerrë dokumentet që vërtetonin këtë gjë dhe rezultoi se kompania e tij ka porositur një vilë në Palasë, që SPAK ka provuar që është e z. Ahmetaj.

Ka pagesa të panumërta të kryera nga këto individë në favor të z. Ahmetaj. Pra, sa herë ministria që drejtonte z. Ahmetaj bënte një veprim në favor të Zotos apo Mërtirit, fitonte një shpërblim në pasuri të paluajtshme.”, deklaroi ndër të tjera z. Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit