-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U plagos rëndë nga sulmet në veri, ushtarit të KFOR-it i pritet këmba

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes në Hungari ka njoftuar ditën e premte se ushtari i dërguar i cili u plagos nga tensionet në veri të Kosovës i është prerë këmba.

Më 29 maj, ushtarët hungarez morën pjesë me KFOR-in për të shpërndarë turmat masive të cilat ishin mbledhur para komunave Zveçan në Kosovë.

Protestuesit serbë të mbledhur atje dolën në rrugë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme dhe më pas sulmuan ushtarët e NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Kristóf Szalay-Bobrovniczky raportoi gjithsej se ishin plagosur 27 viktima hungareze.

Shumica e gardistëve hungarezë tashmë kanë mundur të shkojnë në shtëpi, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum.

Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një prej tyre kërkonte një ndërhyrje me amputim të gjymtyrëve, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. 

Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit