Komisioni Evropian ka njoftuar për një marrëveshje me SHBA-në për të lejuar transferim më të lehtë ligjor të të dhënave personale përtej Atlantikut.
Aktivistët e privatësisë së të dhënave u zotuan të kundërshtojnë marrëveshjen në gjykatë.
Presidenti Joe Biden dhe zyrtarët e BE-së e mirëpritën marrëveshjen, e cila menjëherë hasi kundërshtime në lidhje me aksesin e agjencive të inteligjencës amerikane në të dhënat evropiane.
Marrëveshja siguron që Meta, Google dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë mund të vazhdojnë të ndajnë informacione me SHBA.
Dy përpjekjet e mëparshme për të krijuar një kuadër ligjor për ndarjen e të dhënave SHBA-BE u rrëzuan në gjykatat evropiane për shqetësimet e privatësisë.
Pakti i së hënës synon të lehtësojë shqetësimet evropiane për çdo informacion personal që përfundon tek agjencitë e inteligjencës amerikane.
Gjithsesi marrëveshja BE-SHBA lejon evropianët të kundërshtojnë nëse dyshojnë se të dhënat e tyre keqpërdoren nga inteligjenca amerikane.