-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden i jep Turqisë “dhuratën” pasi Erdogan i tha “po” Suedisë për në NATO

Kryesoret

Presidenti Biden po mendon t’i jap Turqisë avionë ushtarakë F-16 dhe kjo menjëherë pasi presidenti Erdogan pranoi të heqë veton ndaj Suedisë për anëtarësimin në NATO.

“Synimi i presidentit amerikan Joe Biden për të vazhduar me transferimin e F-16 në Turqi  është në konsultim me Kongresin,” ka njoftuar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan.

“Ai nuk ka asnjë rezervë për këtë. Ai synon të vazhdojë me këtë transferim,” ka shtuar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i administratës Biden.

Kujtojmë se Turqia ka paraqitur një kërkesë në tetor të vitit 2021 për të blerë F-16 dhe për të vazhduar me modernizimin e flotës së saj ajrore, për 20 miliardë dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit