-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH aksion kundër trafikantëve të drogës, një i arrestuar dhe disa në kërkim

Kryesoret

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion në Gramsh ku objektiv ka qenë arrestimi i personave me të shkuar kriminale.

Nga ky operacion u arrestua 36-vjeçari, Hysen Kazia i shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë deri më tani janë arrestuar 51 persona për veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Kazia u arrestua në lagjen “5 Maji” ku Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni policor i ditës së sotme i quajtur “Rrjeti” shtri në Elbasan, Cerrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec ku u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe një armë zjarri model 56, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zvicerane.

Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit