Tre persona janë vënë në pranga në Berat përkatësisht një 32-vjeçar me inicialet E. E., një 30 vjeçar me inicialet F. C., dhe një 22 vjeçar me inicialet R. L.
Ata u kapën në flagrancë, mbrëmjen e djeshmje, teksa ishin duke vjedhur para dhe produkte, në një lokal në lagjen “30-vjetori”.
Gjithashtu dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrit, janë autorë të 8 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë 2 muajve të fundit, në disa banesa në qytetin e Beratit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura dhe 3 celularë.