-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, zbardhen detaje nga dosja e SPAK

Kryesoret

Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn. Në dosje thuhet se  Ahmetaj kishte njohje të hershme me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin që prej vitit 2011, e madje njohje që shkonin në miqësi të ngushtë.

Në dosjen e SPAK më tej shtohet se nga kjo njohje që Ahmetaj kishte me Zoton dhe Mërtirin ka bërë që shoqëria AlbTek Energy të përfitonte koncesionin për inceneratorin e Elbasanit.

Në dokumentin e SPAK janë renditur disa udhëtime të Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit kur të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e koncesionit.

Dalja e tyre e parë së bashku, e cila është dokumentuar në dosjen e SPAK rezulton të jetë bërë më 23 nëntor 2012, ku Ahmetaj dhe Mërtiri kanë udhëtuar sëbashku me një makinë dhe kanë dalë Qafë Thanë, ndërsa më datë 25 nëntor 2012 janë kthyer sërish në Shqipëri përmes pikës kufitare Kapshticë./Shqiptarja

Pjesë nga dosja e SPAK


/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit