-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos iku në Kanada?”/ SPAK: Nuk e dimë ku ndodhet Ahmetaj

Kryesoret

Prej orës 16:00 në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ku po diskutohet nëse do të pranojë kërkesën e SPAK-ut për lejimin e arrestimit apo jo të Arben Ahmetajt. Ish-zv/ kryeministri nuk ishte i pranishëm. Përfaqësohet nga dy avokatët Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani prezantoi kërkesën me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi e pyeti nëse Arben Ahmetaj në këto momente ishte brenda vendit apo ishte arratisur jashtë. “Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.

Misteri/ Gaz Bardhi pyet Dumanin: A u arratis Ahmetaj në Kanada?

Përfaqësuesit e SPAK kanë deklaruar se nuk kanë informacion se ku ndodhet Arben Ahmetaj pas pyetjes së drejtuar nga opozita. Edhe avokatët e Ahmetajt, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori thanë se nuk kishin dijeni për vendndodhjen e ish-zv/kryeministrit.

Misteri dhe dyshimet/ Avokatët: S’e dimë ku ndodhet Ahmetaj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit