-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos noto aty”! Babai me dy djemtë u mbytën, a mund të ishte shmangur tragjedia?

Kryesoret

Ditën e diel ndërruan jetë tragjikisht babai, Elvis Halilaj me dy djemtë në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë. Të tre i mori rryma e detit.

Ish-ministri Edmond Panariti në një postim në Facebook ka disa këshilla për pushuesit në bregdet si të shmangin rrezikun.

Nëse në plazh do të kishte pasur vrojtues, ai do të ishte në dijeni të këtyre rrymave dhe me siguri nuk do i kishte lënë të futeshin për t’u larë.

“Fatkeqësi e madhe, humbja e jetës së një babai dhe e dy fëmijëve e tij, ndofta të kapur në befasi nga rrymat detare në Vilë Boshtove.

Ky është një ritual tragjik i përvitshëm!

Padyshim që deti është plot me rreziqe!

Dhe rrymat detare, janë njëra prej tyre.

Shihni në foton bashkëngjitur, shigjetat e kuqe si formohen ato dhe si të shtyjnë larg bregut.

E mira është të shmangen!

Kjo bëhet duke vrojtuar bregun para se të futesh!

Aty ku uji është më i errët dhe dallgët nuk kanë vazhdimësi, me shumë mundësi ka një rrymë detare.

Por nëse përfshihesh në to, mos noto kundër tyre  se mbytesh,  por ruaj qetësinë relaksohu dhe noto paralel me bregun.

Për 15 – 20 metra zhvendosje anash dhe del nga rreziku..

Por jo të gjithë mund ta bëjnë këtë!

Prandaj vrojtuesit dhe jetë shpetuesit e plazhit janë të domosdoshëm” shkruan ai.

Babai me dy djemtë u mbytën në det! Troket një lutje për ndihmë për vajzën jetime

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit