-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A u arratis? Askush nuk e di ku ndodhet Arben Ahmetaj!

Kryesoret

Askush nuk e di ku ndodhet njeriu më i lakuar për momentin në Shqipëri. Arben Ahmetaj. Ditën e premte në datë 7 Korrik, SPAK i çoi Kuvendit kërkesën për t’i marrë lejen për ta arrestuar. Dy ditë heshtje.

Të shtunën dhe të dielën në media nuk doli asgjë. I gjithë fokusi ishte në Krujë në përplasjen për guroren dhe dorëheqjen e deputetit Rraja.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

Por askush nuk është i sigurt që për kërkesën e SPAK-ut ishte në dijeni vetëm Lindita Nikolla. Lajmi u përhap ditën e hënë. Sot pasdite u mblodh Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.

Ish-zv/kryeministri, ish-ministri dhe drejtuesi politik i PS-së që tani është thjeshtë deputet nuk pranoi që të shkonte të përballej me deputetët dhe SPAK-un në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Po ku ndodhet?

Në nisje të mbledhjes dy avokatët e tij, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori deklaruan se nuk kanë dijeni se ku ndodhet. Në nisje të këshillit, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi e pyeti kreun e SPAK-ut, ku ndodhet Ahmetaj?

Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratisettha Bardhi.

Përfaqësuesit e SPAK-ut deklaruan se nuk kanë dijeni. Por sigurisht kjo gjë nuk mund të thuhet për policinë, pasi do të ishte dështim dhe skandal.

Ligji parashikon qartësisht se në momentin që SPAK kërkon masë për një individ, aq më tepër për një politikan të një niveli të tillë, policia e merr në vëzhgim duke mos e humbur nga sytë.

Po a u arratis deputeti socialist, ashtu sikur pretendon dhe pyet Bardhi? Askush nuk di që të përgjigjet. Por koha që socialistët i dhanë ka qenë e mjaftueshme gjithçka…

“A po hetohet Veliaj, Rama, vila e Ahmetajt ka lidhja me Unzën?”/ Dumani: Sekret!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit