Të gjithë anëtarët e aleancës janë dakort se Ukraina nuk mund të bashkohet me bllokun gjatë luftës me frikën se kjo do të çonte në një konflikt të drejtpërdrejtë të gjitha shtetet e NATO-s me Rusinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk pret anëtarësim deri në përfundim të luftës, por ai dëshiron që samiti të japë një “sinjal të qartë” për ofertën e Ukrainës.
Disa anëtarë të NATO-s në Evropën Lindore po bëjnë presion për anëtarësim të shpejtë të fqinjit të tyre, por të tjerët, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë, shihen si më hezitues.
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, paralajmëroi të hënën se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte pasoja negative për të gjithë sigurinë në glob.
“Anëtarësimi ukrainas do të përfaqësonte një rrezik absolut, kërcënim për vendin tonë, i cili do të kërkojë nga ne një reagim mjaft të fortë dhe të qartë”, tha Peskov.