Sot ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj do të dalë përpara Këshillit të Mandateve në Kuvend ku do të diskutohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e tij.
Deputeti socialist akuzohet se përfitoi 250 mijë me ish-gruan, 200 mijë euro me bashkëjetuesen dhe qindra mijëra euro të tjera në forma të ndryshme nga bosët e inceneratorëve.
Dosja 500 mijë Euro, vila dhe udhëtime! 6 rastet që SPAK “gozhdoi” Ahmetajn
Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme SPAK pretendon se Arben Ahmetaj, në pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes ka përfituar një vilë në bregdet dhe gati 500 mijë euro si ryshfet nga biznesmenët e inceneratorëve.
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, zbardhen detaje nga dosja e SPAK
Sipas SPAK, vlerat janë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga Ahmetaj, përmes pagesave nga persona të tjerë, por burimi i parave ishte Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Në dosje janë paraqitur të gjitha udhëtimet që Ahmetaj ka bërë me Mirel Mërtirin duke filluar nga aksidenti në Maqedoni, por edhe me Zoton, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Shpenzimet janë mbuluar nga bosët, Zoto-Mërtiri që janë të dy në kërkim.