-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza e REL: Të kthehen serbët në polici, pastaj zgjedhjet në veri!

Kryesoret

Tërheqja e të gjithë pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, kthimi i serbëve në polici dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja – këto janë hapat që Slavisha nga Zubin Potoku i sheh si zgjidhje për shtensionimin e plotë të situatës në veri të Kosovës.

“Të kthehen policët tanë… do të thotë, që ne të kthehemi në punë në [sistemin] e Kosovë. Përderisa janë këtu, do të jetë e vështirë”, thotë ky i intervistuar nga Radio Evropa e Lirë (REL). Me të pajtohen Miroslav dhe Nemanja nga Zubin Potoku dhe shtojnë se serbët nga veriu duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Serbët në veri braktisën institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, si formë e kundërshtimit të procesit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat serbe në ato të Kosovës. Që atëherë ka pasur një varg krizash dhe protestash të serbëve.

Tensionet e fundit, të cilat u rritën në fund të majit për shkak të ardhjes së kryetarëve shqiptarë në krye të komunave, vazhdojnë edhe më tej.

Danijela nga Mitrovica e Veriut, e sheh zgjidhen e krizës në veri si një proces gradual. Ajo beson se serbët, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të tërhiqen nga protestat para komunave.

“Se çfarë mund të shkojë keq në ndërkohë, nuk jam e sigurt, por evidente është se nuk do të ketë tërheqje të plotë të njësive speciale nga ndërtesat komunale dhe para komunave, gjë që në fakt nuk e përmbushë plotësisht kërkesën e serbëve”, deklaron ajo.

ANALIZA E PLOTË E REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit